75 Mall Live Search
18:00 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / b l

NR rikthehen në skenë, koncerti i shumëpritur më 7 nëntor në Prishtinë

Grupi legjendar i hip hop-it kosovar NR po rikthehet në skenë pas shumë vitesh mungesë. Katër anëtarët origjinal: BimBimma, Ergeni, Real1 dhe DJ Blunt, do të performojnë së bashku më 7 nëntor në AMC Hall, Prishtinë, në një koncert ekskluziv.

Të formuar në fund të viteve ’90, NR u bënë një ndër grupet më me ndikim në skenën e hershme të hip hop-it shqiptar. Ata sollën një frymë të re me tekstet e tyre autentike, ritmet e guximshme dhe mesazhet që pasqyronin realitetin e pasluftës në Kosovë.

Albumi kult “Egjeli” (2003) konsiderohet një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e repit shqiptar, duke shënuar një epokë të re në këtë zhanër.

Ky koncert shënon jo vetëm ribashkimin e katër anëtarëve, por edhe një ngjarje të veçantë për të gjithë ata që e kanë ndjekur rrugëtimin e NR ndër vite.

Organizimi bëhet nga Rave Production dhe Prishtina Music Week, ndërsa biletat tashmë janë në shitje.