Tahiri zotohet se do të themelojë njesinë e veçantë për mirëmbajtjen e banesave kolektive

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se shumë prej banesave kolektive në Vushtrri nuk kanë mirëmbajtje.
Ai është zotuar se do ta bëjnë njësinë e veçantë për mirëmbajtjen e banesave kolektive dhe ashensorëve.
“Brenda NPL Përparimi themelojmë njësinë për mirëmbajtjen e korridoreve, liftave dhe hyrjeve te banesave kolektive”, shkruan ai.