‘Me sytë nga Egjipti’/ Nisin bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Hamasit

Kanë nisur pasditen e sotme bisedimet indirekte mes Izraelit dhe Hamasit mbi planin e paqes të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar egjiptian.
Delegacioni izraelit drejtohet nga Ron Dermer, ndërsa pala e Hamasit përfaqësohet nga Khalil al Hayyah.
Sipas deklaratave të Hamasit, negociatat do të përqendrohen fillimisht në fazën e parë të armëpushimit, e cila përfshin një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, në këmbim të të burgosurve palestinezë që ndodhen në burgjet izraelite