75 Mall Live Search
20:03 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Burim

Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia Rajonale e Ferizajt, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin dhe lokalizimin e disa personave të dyshuar për një rast vjedhjeje.

Sipas Policisë, më 24 shtator 2025, rreth orës 13:30, në fshatin Bibaj të Ferizajt, disa persona dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vjedhje”. Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar.

Policia u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë çfarëdo informacioni rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të lajmërojnë:

Stacionin më të afërt të Policisë,

Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”,

Ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia garanton se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.