Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, mbështetje e madhe për Beqën e Shabanin pak ditë para zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë ka mbajtur një tubim madhështor me qytetarët e kësaj komune në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kryetari i degës, Hajdar Beqa njëheresh bartës i Listës ka falëndëruar gjakovarët për mbështetjen e dhënë.
Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e PDK-së, Ervin Shabani është zotuar se do të qeverisë bashkërisht me qytetarët për një Gjakovë më të mirë.