Franca në krizë të re politike, kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pas 26-ditësh

Franca po përballet me kaos të mëtejshëm politik pasi kryeministri i fundit i vendit, Sebastien Lecornu dha dorëheqjen pas vetëm 26-ditësh në këtë detyrë.
Orë pas dorëheqjes, Lecornu pranoi një kërkesë nga Presidenti francez Emmanuel Macron për të punuar mbi një plan për “stabilitetin për vendin” deri të mërkurën në mbrëmje, shkruan BBC-i.
Kjo kthesë e papritur kulmoi një ditë me trazira politike që pa aksionet të binin ndjeshëm në bursën e Parisit mes shqetësimeve mbi aftësinë e partive politike për të përballuar problemet ekonomike të vendit.
Dorëheqja tronditëse e Lecornu-t të hënën në mëngjes erdhi një ditë pasi ai zbuloi kabinetin e tij dhe e bëri atë kryeministrin e tretë francez që largohet nga detyra që nga dhjetori i kaluar.