75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 07 Tetor 2025 / b l

Haradinaj flet pas vizitës në Hagë: Janë optimistë dhe të fortë

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj bëri të ditur se ka qenë për vizitë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai u shpreh se ata janë mirë me shëndet, janë optimistë dhe siç tha ai, “të fortë”.

“Unë sot jam shumë i relaksuar, sepse po kthehem nga shokët e mi për vizitë që i kam parë dhe ata më kanë dhënë një forcë dhe i kam parë shumë mirë dhe janë fortë mirë, të fortë dhe mirë me shëndet. Çka është më kryesorja janë opitimistë dhe të fortë”, u shpreh tutje ai përmes një lidhje direkte në Klan Kosova.