UBT ofron 20 për qind bursë për programin Master në E Drejta Komerciale për punonjësit e institucioneve të drejtësisë

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët dhe punonjësit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Me bursën prej 20 për qind në programin Master (LLM) në E Drejta Komerciale -Tregtare, të gjithë zyrtarët dhe profesionistët e fushës së drejtësisë kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një program modern dhe multidisiplinar që adreson sfidat komplekse të së drejtës tregtare dhe menaxhimit ligjor.
Ky program synon të zhvillojë ekspertizën e studentëve në aspekte të avancuara të së drejtës tregtare, duke u fokusuar në interpretimin kritik të strukturave dhe parimeve të shoqërive tregtare, kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe menaxhimin e proceseve gjyqësore dhe kontraktuale në një mjedis biznesi gjithnjë më kompleks dhe global.
Objektivat kryesore të programit LLM në E Drejta Komerciale:
- Zhvillimi i njohurive të thelluara në të drejtën tregtare: Studentët do të mësojnë interpretimin kritik të shoqërive tregtare, qeverisjen dhe shpërbërjen e tyre.
- Përvetësimi i metodologjive kërkimore të avancuara: Programi ofron aftësi për të kryer kërkime shkencore dhe analizuar të dhëna ligjore në mënyrë kritike.
- Kuptimi i thelluar i së drejtës së kontratave afariste: Analizimi i krijimit, ekzekutimit dhe shkeljes së kontratave tregtare.
- Krahasimi i kuadrove ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare: Njohuri mbi pronësinë intelektuale, financat dhe bankat, konkurencën, falimentimin dhe arbitrazhin tregtar në kontekstin evropian dhe global.
- Menaxhimi kreativ i të drejtave të pronësisë intelektuale: Zhvillimi i zgjidhjeve për patentat, markat, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare.
- Analiza e të drejtave të shoqërive tregtare dhe të ligjeve afariste: Kuptim i avancuar mbi etikën e biznesit, kontratat tregtare dhe tregun e brendshëm të BE-së.
- Zgjidhja e problemeve në qeverisjen korporative dhe përgjegjësinë sociale: Trajtim i çështjeve komplekse të qeverisjes dhe ndikimi i tyre në performancën e biznesit.
Përfitimet për studentët:
- Njohuri të avancuara në struktura ligjore dhe procedura gjyqësore.
- Aftësi për të menaxhuar ekipe në simulime të proceseve gjyqësore tregtare.
- Ekspertizë në hartimin e kontratave tregtare dhe analizimin kritik të fenomeneve dhe tendencave ligjore.
- Gatishmëri për të zhvilluar projekte kërkimore dhe analiza në fushën e së drejtës tregtare.
Programi LLM në E Drejta Komerciale i UBT-së është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe ofron mundësi specializimi në fusha të tilla si:
- E-drejtësia dhe transaksionet E-Commerce
- Qeverisja e korporatave dhe përgjegjësia sociale
- Të drejtat digjitale dhe privatësia
- Etika në biznes
- Tregu i brendshëm i BE-së dhe konkurrenca
Me laboratorë modernë, staf akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mundësi mobiliteti në universitete partnere, UBT siguron një eksperiencë akademike dhe profesionale të plotë.
Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.
Misioni i programit: Të edukojë profesionistë të kualifikuar dhe etikë, të pajisur me njohuri të avancuara në drejtësinë komerciale, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.
APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për punonjësit e institucioneve të drejtësisë për të qenë pjesë e këtij programi inovativ dhe avancuar në E Drejta Komerciale.