75 Mall Live Search
12:11 / E Martë, 07 Tetor 2025 / H F

Shpronësimi për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër, pika kryesore në mbledhjen e Qeverisë (Dokument)

Brenda pak minutash pritet të nisë mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, ku në rend dite janë përfshirë gjithsej shtatë pika që do të shqyrtohen nga kabineti qeveritar, raporton IndeksOnline.

Pika e kësaj mbledhjeje është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, që lidhet me realizimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik, “Ndërtimi i Urës mbi Lumin Ibër që lidhë Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën Jugore (MMPHI)”

Ky projekt synon përmirësimin e lidhjes dhe qarkullimit mes dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës dhe konsiderohet me rëndësi strategjike për zhvillimin lokal dhe integrimin urban./IndeksOnline/