75 Mall Live Search
16:02 / E Martë, 07 Tetor 2025 / BA

Gjermani: Kryebashkiakja e këtij qyteti gjendet e plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke nga rradhët e social-demokratëve, Iris Stalzher, është sulmuar me thikë jashtë banesës së saj ditën e sotme.

Sipas të përditshmes Bild, 57-vjeçarja u gjet në gjendje të rëndë nga djali i saj, me plagë të shumta me thikë në bark dhe shpinë. Ajo u tha fëmijëve se ishte sulmuar nga disa burra në rrugë.

Ngjarja ndodhi para shtëpisë së saj, ndërsa djali i saj 15-vjeçar dhe vajza 17-vjeçare që ndodheshin brenda, njoftuan menjëherë policinë.

Autoritetet gjermane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve, ndërkohë që ende nuk është e qartë nëse sulmi ka qenë i motivuar politikisht.