75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 07 Tetor 2025 / MSH

Zhduket një i moshuar në Klinë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka publikuar fotografinë e 71-vjeçarit Ismet Millaku, i cili raportohet se është zhdukur.

Millaku është nga fshati Ujmir i Klinës, raporton IndeksOnline.

Duke publikuar fotografinë dhe përshkrimin e pamjes së tij, policia po kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e Millakut.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: