75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 07 Tetor 2025 / MSH

Termokos-i fillon sezonin ngrohës, 8 ditë para afatit të zakonshëm

NP “Termokos” SH.A., pasi ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, në koordinim të ngushtë me KEK-un, ka filluar të marrë energji termike për të nisur sezonin ngrohës 2025/2026. 

Kjo është hera e parë në historinë e ekzistimit të ndërmarrjes, që sezoni ngrohës nisë 8 ditë para afatit të zakonshëm për fillimin e furnizimit, si reagim i menjëhershëm ndaj përkeqësimit të motit dhe në harmoni të plotë me ligjet në fuqi, përkatësisht me rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji.

NP “Termokos” dhe KEK-u po hyjnë në sezonin e 10-të bashkëpunimit të suksesshëm, përmes të cilit po sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor për mbi 25 mijë konsumatorë. 

“Duke qenë se sistemi i ngrohjes është shumë kompleks dhe delikat, procesi i fillimit të operimit do të zhvillohet me kujdes të shtuar, duke e ngritur gradualisht kapacitetin e pranimit dhe shpërndarjes së energjisë termike.

Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ngase nevojiten disa orë derisa ngrohja të arrijë në radiatorët e tyre” thuhet në njoftim.