75 Mall Live Search
18:04 / E Martë, 07 Tetor 2025 / BA

Çfarë po paralajmëron Butrint Imeri?

Këngëtari i dashur për publikun, Butrint Imeri, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në Instagram Story, duke paralajmëruar diçka që duket se do të vijë shumë shpejt.

Në foto, ai shfaqet i qetë dhe karizmatik si gjithmonë, por ajo që bie në sy është mbishkrimi intrigues: “Mr. Imeri, we are waiting for you” — ose në shqip, “Z. Imeri, ne jemi duke pritur për ty.”

Kaq ka mjaftuar që fansat të “ndezin alarmin” në rrjete sociale dhe të nisin hamendësimet se Butrinti është në prag të publikimit të një projekti të ri muzikor.

Kujtojmë se kënga e tij e fundit, “Më Mungon”, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe u kthye në një nga hitet më të dëgjuara të verës.