AAK-ja me tubim madhështor në Suharekë, Haradinaj përshëndet përkushtimin e Bali Muharremajt

Bali Muharremaj ka marrë përkrahje madhore, si nga AAK-ja, si nga Ramush Haradinaj, ashtu edhe nga qytetarët e Suharekës, në tubimin e sotëm në këtë qytet.
Kryetari i AAK-së, Haradinaj, u shpreh se “nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke u bërë shembull i asaj që mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat”.
“Ujëmbledhësi i Dragaqinës, përfundimi i stadiumit të futbollit, pishinës gjysmëolimpike, shërbimit të veçantë shëndetësor (geriatrik), ndërtimi i çerdheve të reja, do të sigurojnë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës” u shpreh Haradinaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Atmosferë e jashtëzakonshme në Suharekën kampione të qeverisjes.
Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e fuqisë transformuese që vjen nga puna dhe përkushtimi.
Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke u bërë shembull i asaj që mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat.
Ujëmbledhësi i Dragaqinës, përfundimi i stadiumit të futbollit, pishinës gjysmëolimpike, shërbimit të veçantë shëndetësor (geriatrik), ndërtimi i çerdheve të reja, do të sigurojnë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës.
174 është numri i qeverisjes kampion – për Suharekën që bën Dritë!