75 Mall Live Search
19:40 / E Martë, 07 Tetor 2025 / BA

Pas lirimit nga burgu, Dani Alves bëhet sërish baba

Dani Alves dhe Joana Sanz kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, sipas Vanitatis. Lindja ndodhi në Barcelonë, ku jeton çifti, dhe më pas ata u zhvendosën në Esplugues de Llobregat, ku po marrin vizita nga miqtë dhe familja.

Foshnja, ardhja e së cilës pritej me padurim nga çifti, lindi në një kohë veçanërisht të rëndësishme për të dy. Ishte më 31 mars që Joana Sanz njoftoi shtatzëninë e saj në mediat sociale, vetëm tre ditë pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës (TSJC) liroi nga akuzat Dani Alves pasi ai fillimisht ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për një rast të sulmit të dyshuar seksual që ndodhi në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

Edhe pse ish-futbollisti brazilian jetoi për më shumë se një vit në një betejë të ashpër ligjore, e cila bëri bujë ndërkombëtare, çifti qëndroi bashkë dhe ka zgjedhur të rifillojë jetën e tyre larg vëmendjes së medias. Lindja e fëmijës së tyre shënon një fazë të re për të dy.

Statusi ligjor i Alves

Alves kaloi 15 muaj në paraburgim, përpara se të dënohej për përdhunim, për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2022, në një klub nate në Barcelonë. Ai u dënua me 4.5 vjet burg dhe iu urdhërua të paguante 150 mijë euro dëmshpërblim për viktimën.

Megjithatë, pas paraqitjes së një ankese (apeli), Alves u lirua me kusht, dhe apeli më pas e shfajësoi plotësisht nga të gjitha akuzat, për shkak të “mungesës së provave përfundimtare”.

Viktima dhe prokuroria publike kanë dorëzuar ankesat e tyre të reja, por çështja pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.