Nisma nesër me takim përmbyllës në Prizren, Balaj-Halimaj ndan detajet

Nisma u mobilizua sot në Prizren, bashkë me përkrahësit e partisë.
Të udhëhequr nga kandidatja për kryetare të komunës, Albulena Balaj-Halimaj, mbështetësit e programit të Nisma-s përçuan energji dhe përkushtim.
“Nesër mbahet takimi përmbyllës i Nismës Socialdemokrate!
Ky është momenti i fundit për t’u bashkuar dhe për ta përmbyllur me frymën tonë pozitive të ekipit” u shpreh Balaj-Halimaj.
Takimi do te mbahet në Ortakoll, te Bunkeri.
Ky është njoftimi i plotë:
Takim mobilizues sot në zyrat e Nismës në Prizren!
Energjia dhe përkushtimi po rriten çdo ditë, ndërsa po i afrohemi ditës së madhe të 12 tetorit.
Nesër mbahet takimi përmbyllës i Nismës Socialdemokrate!
Ky është momenti i fundit për t’u bashkuar dhe për ta përmbyllur me frymën tonë pozitive të ekipit.
Shihemi nesër, në ora 18:00, në Ortakoll, te Bunkeri.