Hajdarit për fermerët e Drenasit: subvencionim i qumështit për 5 cent në litër, përgjysmim i taksave dhe rritje 100% e buxhetit për bujqësinë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, bashkë me Kryetarin e Fermerëve, Alban Brahimi, zhvilloi sot takime me disa prej fermerëve më të dalluar të komunës, ndër ta Sadri Krasniqin në Negroc, Elmi Sopin në Llapushnik, Halil Bajrën në Nekoc nga ferma “Vëllezërit Bajra”, si dhe Altin e Alban Krasniqin.
Hajdari vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se këta njerëz janë “forcë e pazëvendësueshme zhvillimore”, por që nuk kanë ndjerë asnjëherë mbështetjen e duhur nga komuna.
Ai prezantoi disa nga pikat kryesore të programit të tij për përkrahjen e bujqve dhe fermerëve:
• Përgjysmimin e taksës komunale për bizneset me synim heqjen e saj të plotë;
• Subvencionimin e qumështit me 5 cent për litër, me planin që kjo shumë të rritet në 10 cent vitet e ardhshme;
• Rritjen e buxhetit për bujqësinë me 100%.
“Koha kur komuna i ka harruar bujqit po mbaron, dhe mirë që po mbaron. Drenasin e bëjmë më mirë duke i respektuar punëtorët e zellshëm të komunës sonë të bukur,” deklaroi Hajdari.
#mamireperDrenasin #PDK191