“Seni ma budalla që mund ta thotë dikush”/ Haradinaj komenton deklaratat e Kurtit për Amerikën dhe veriun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, rreth pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë që Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri.
E këtë deklaratë të tij e komentoi edhe Haradinaj në “Adresa”.
Ai tha se kjo është “gjëja më budalla” që mund të thuhet.
Haradinaj tha se Amerika është ajo që e ka bombarduar Millosheviqin, Serbinë, e që sot e asaj dite ia tregon vendin Serbisë që mos ta ngacmojë Kosovën.
“Amerika që e ka e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri. A je në veti more?! Ky është seni ma budallë që mund ta thotë dikush”, deklaroi Haradinaj në Kanal 10.