75 Mall Live Search
08:47 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / MSH

Arrestohet një person në Prishtinë, i sulmoi policët

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit kur kreu sulmin, teksa pas rastit është dërguar për intervistim në stacion policor.

“Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor. Pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore” deklaroi policia.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline/