75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / H F

Albin Kurti për Qemajl Aliun: Ngado që po shkojmë nëpër Kosovë, po përmendet qeverisja e tij shembull dhe model

Albin Kurti ka zgjedhur fjalët më të mira për të përshkaruar punën e të parit të Shtimes, Qemajl Aliu.

Sipas Kurtit, Shtimja nën udhëheqjen e Aliut është bërë komuna e investimeve konkrete. transmeton IndeksOnline.

“Në vetëm një mandat, Shtimja është bërë komuna e investimeve konkrete: është zhvilluar projekti madhor i shtratit të lumit “Shtimjanja” me vlerë shtatë milionë euro, ndërtuar unaza e qytetit, ndërlidhur fshatrat si Llanishti, Devetaku, Topilla, Duga dhe Karaçica, është ndërtuar Biblioteka dhe Arkivi i ri i qytetit, po ndërtohet objekti i ri i Entit Special, projekti më i madh investiv në komunë me vlerë 12 milionë euro, Qendra e Mjekësisë Familjare, objekti i ri i komunës, Tregu i Gjelbër dhe Stadiumi i Qytetit e Memoriali i Masakrës së Reçakut si nderim për historinë dhe sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve tanë”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Statusi i tij i plotë:

Ngado që po shkojmë nëpër Kosovë, përmendet dhe po e përmendim qeverisjen lokale shembull dhe model të Dr. Qemajl Aliut. Ai e ka gjetur Shtimen me vetëm një çerdhe në 2021. Me kryetarin Aliu, Shtimja po bëhet me gjashtë çerdhe. Për 17 vjet në krejt Kosovën, krejt qeveritë e mëhershme i kanë ndërtuar vetëm katër çerdhe. Ndërkaq, vetëm kryetari Aliu për katër vjet po i ndërton pesë çerdhe vetëm në Shtime.

Në vetëm një mandat, Shtimja është bërë komuna e investimeve konkrete: është zhvilluar projekti madhor i shtratit të lumit “Shtimjanja” me vlerë shtatë milionë euro, ndërtuar unaza e qytetit, ndërlidhur fshatrat si Llanishti, Devetaku, Topilla, Duga dhe Karaçica, është ndërtuar Biblioteka dhe Arkivi i ri i qytetit, po ndërtohet objekti i ri i Entit Special, projekti më i madh investiv në komunë me vlerë 12 milionë euro, Qendra e Mjekësisë Familjare, objekti i ri i komunës, Tregu i Gjelbër dhe Stadiumi i Qytetit e Memoriali i Masakrës së Reçakut si nderim për historinë dhe sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve tanë.

Me krejt këto punë të kryera, Shtimes i nevojitet dhe i duhet me patjetër mandati i dytë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qemajl Aliut si kryetar, për ta çuar përpara udhëheqjen me dije, integritet dhe kompetencë, ndërsa puna bëhet vlerë e përditshme, zotimet kthehen në projekte e rezultatet janë të dukshme kudo në qytet.