75 Mall Live Search
10:35 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / MSH

“Më duhet të shkoj shpejt…”/ Kurti sërish hesht para pyetjeve të gazetarëve, rreth formimit të qeverisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sërish ka shmangu pyetjet e gazetarëve, rreth formimit të qeverisë.

Pasi mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me kompanitë përfituese të granteve nga programi KIESA, Kurti la ambientet e sallës ku po mbahej aktiviteti, shkruan IndeksOnline.

Ai u ndoq nga gazetarët që i parashtruan pyetje rreth çështjes së formimit të qeverisë, por nxitimthi, Kurti tha: “Më falni se më duhet të shkoj shpejt për në KEK”.

Edhe para disa ditësh, në një tjetër ngjarje e prezencë mediale, Kurti refuzoi t’i përgjigjej të së njëjtës pyetje./IndeksOnline/