Hulumtimi ndërkombëtar, kjo është mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë, kaq janë femra e meshkuj

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar publikimin e rezultateve të para nga Hulumtimi Ndërkombëtar për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie – TALIS 2024, i realizuar nga OECD. Për herë të parë, Kosova është përfshirë në këtë studim, i cili përfshin 55 sisteme arsimore në mbarë botën.
Në Kosovë morën pjesë 3,281 mësimdhënës dhe 222 drejtorë të shkollave të mesme të ulëta, ndërsa anketa u zhvillua online gjatë periudhës 15 mars – 22 prill 2024, transmeton IndeksOnline.
“Mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë është 44 vjeç, pothuajse e njëjtë me mesataren e OECD-së (45). Rreth 60% janë femra, ndërsa 9% janë nën 30 vjeç.97% e mësimdhënësve kanë marrë pjesë në ndonjë formë të trajnimit profesional gjatë 12 muajve të fundit, një përqindje më e lartë se mesatarja e OECD-së (91%). Megjithatë, vetëm 28% kanë ndjekur trajnime që përfshijnë përdorimin e teknologjisë digjitale në mësimdhënie”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë: