Kryebashkiaku i New York-ut në Tiranë, pritet nga Edi Rama

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 në ambientet e kryeministrisë.
Takimi vjen në kuadër të forcimit të lidhjeve mes Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Shtete të Bashkuara, si edhe për të nxitur bashkëpunimin institucional me një nga qytetet më të mëdha në botë.