75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / SH

Një kuadro nga Amerika, në garë për asamblenë në Prizren

Trëndelina Kastrati është në garë për asamblenë në Prizren. Numri 9 në listën e PDK-së në Prizren vjen me bagazh të madh profesional. Shkollimi dhe përvoja e saj në SHBA i kanë dhënë një horizont më të gjerë, ide moderne dhe vizion praktik për zhvillim.

Ajo është fituese e dy bursave prestigjioze në SHBA: University of wisconsin International Club Scholarship dhe US Dean’s List Scholarship, të cilat e dëshmojnë përkushtimin dhe aftësitë e saj akademike.

Trëndelina ka qenë Kryetare e Unionit të Farmacistëve, si dhe Nënkryetare e Forumit Rinor, duke treguar lidership të hershëm dhe aftësi për të organizuar e udhëhequr.

Që nga ditët e hershme si aktiviste e studentëve, deri tek angazhimi i saj si asambleiste në komunen e Prizrenit, ajo ka dëshmuar se është gjithmonë në krah të qytetarëve.