Falimenton kuzhinieri i njohur Salt Bae, regjistron humbje rekord

Restoranti i Salt Bae, një nga të preferuarit midis influencuesve, regjistroi një humbje prej 6.38 milionë eurosh vitin e kaluar.
Kuzhinieri i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokçe, është i njohur për çmimin e tij prej mijëra eurosh për një biftek dhe spërkatjen me kripë në stilin e tij karakteristik.
Edhe pse restoranti i tij kryesor në Knightsbridge të Londrës ka pritur yje si David Beckham dhe Cristiano Ronaldo dhe ka gjeneruar të ardhura prej rreth 11.6 milionë euro, kompania raportoi një humbje të konsiderueshme për vitin 2024.
Humbja ishte rezultat i një rivlerësimi të aseteve të kompanisë në SHBA, gjë që i kushtoi asaj rreth 6.96 milionë euro. Meqenëse dega amerikane e “Nusr-Et” është në pronësi të plotë të një kompanie britanike, zhvlerësimi i aseteve ndikoi drejtpërdrejt në pasqyrat financiare.
Në kulmin e saj, marka kishte shtatë restorante në të gjithë SHBA-në. Megjithatë, “Nusr-Et” tani ka vetëm dy restorante pas mbylljes së një restoranti në Beverly Hills në fillim të këtij vit.
Mbylljet kanë ndjekur edhe në Dallas, Las Vegas, Boston dhe New York. Kompania i tha “Restaurant Dive” se e ka zhvendosur fokusin e saj në “rritje ndërkombëtare”, me hapje të planifikuara në Mexico City dhe Ibiza.
Pavarësisht humbjeve të mëdha, kompania ka ende rreth 2.67 milionë euro rezerva, megjithëse kjo është një rënie masive nga 9.40 milionë euro vitin e kaluar.
Ndërkaq, sipas faqes së internetit të restorantit, bifteku “Giant Tomahawk” kushton 731 euro, bifteku rump 789 euro dhe mishi special japonez i viçit “Wagyu” kushton 1.15 euro për një gram.
Edhe pse restoranti është i preferuar midis personazheve të famshëm të listës A, ai ka një vlerësim jo të mirë prej vetëm 2.9 nga pesë në “TripAdvisor”.