Drejtoresha e suksesshme e financave që garon për asamblenë e Ferizajt

Sebahate Ajeti Sadiku, është Drejtoresha aktuale e Drejtorisë së Financave, e cila i ka hyrë garës për asmblenë e Ferizajt, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ajo mban pozitën e udhëheqësit të financave të Komunës së tretë brenda vendit, tashmë tetë vite, dhe lirisht mund të thuhet se në këtë aspekt është krahu i djathtë i Kryetarit Aliu, në realizimin e projekteve madhore në këtë komunë, që përndryshe po bëjnë bujë në tërë Kosovën.

Kur PDK ishte rikthyer në pushtetin lokal të Ferizajt më 2017, shumëkush e kishte parë me skepticizëm këtë rotacion, për shkak të borxheve të mëdha ku tashmë ishte zhytur komuna, dhe ku borxhi publik kishte kaluar shifrën 40 milionë euro. Por, nuk ishte dashur shumë kohë dhe një grua e re, e quajtur Sebahate Sadiku, e caktuar në krye të këtij dikasteri, kishte bërë që kjo gjë të harrohet shpejt. Ajo kishte arritur t’i rriste të hyrat vetanake të Komunës në nivel rekord, dhe përveç kthimit të mjeteve investitorëve, kishte gjetur mënyrat e financimit për të gjitha projektet e reja.
Sot, tetë vite më vonë, Ferizaj vazhdon të jetë kampion i të hyrave vetanake, rritjes së vazhdueshme të buxhetit për investime kapitale dhe realizimit efikas të projekteve inovative, që kapin shifra të larta buxhetore. Natyrisht, përveç vizionit zhvillimor të Kryetarit Agim Aliu, një hise të madhe të meritës vazhdon ta ketë Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti Sadiku, që në këto zgjedhje për asmblenë komunale, garon me numrin 4.
Suksese Drejtoreshë!
Agim Aliu PDK 191✅
Sebahate Ajeti Sadiku Nr. 4 ✅