Kurti njofton për arritjen e mijëra dronëve luftarakë kamikazë Skydagger

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrinë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Kurti ka shkruar se dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.