Korab Shaqiri dhe grupi “Barok” nisin përgatitjet për albumin e ri të fundvitit

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri, së bashku me anëtarët e grupit Barok, Dardan Gjinolli dhe Enis Demiri, kanë filluar përgatitjet për albumin e tyre të ri, i cili pritet të publikohet në dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, projekti do të sjellë një kombinim të melodive festive me motive shqiptare, duke synuar të krijojë atmosferë gëzimi dhe bashkimi gjatë festave të fundvitit.
Albumi do të përmbajë këngë të reja dhe surpriza për adhuruesit e muzikës së grupit, ndërsa vetë anëtarët kanë theksuar se qëllimi i tyre është të sjellin “diçka që e bashkon publikun në gëzim dhe emocione të mira gjatë festave.”
Promovimi i albumit do të shoqërohet me publikimin e videoklipeve dhe me aktivitete muzikore në disa qytete të Shqipërisë, Kosovës dhe në diasporë./Indeksonline/
