75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Z S

Fitim Aliu: Do ta luftojmë përdorimin e termit “shurdhmemec”, kërkojmë respekt e dinjitet për komunitetin e të shurdhërve

Kandidati për Asamble në Komunën e Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Fitim Aliu – Hertica, me numrin 28, ka mbajtur një takim me Shoqatën e të Shurdhërve.

Nga atje ai kërkoi që të ndalohet përdorimi i termet “shurdhmemec”, sepse sipas tij ky term është fyes dhe se duhet zëvendësuar me fjalën “shurdh”.

Aliu ka bërë të ditur se kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë nga Shoqata e të Shurdhërve, ku pjesë janë edhe prindërit e tij, të cilët janë të shurdhër.

“Shoqatës së të shurdhërve po i pengon termi ‘shurdhmemec’. Ata duan që në çdo rast të përdoret vetëm fjala ‘shurdh’. Jam pjesë e kësaj kauze, sepse edhe prindërit e mi janë të shurdhër dhe e di sa shumë vlen respekti në mënyrën si flasim për ta,”, tha Aliu.

Ai ka shtuar se, së bashku me deputetin e AAK-së, Beke Berisha, i kanë premtuar Shoqatës se do të angazhohen për të ndaluar përdorimin e këtij termi diskriminues në institucione dhe dokumente zyrtare.

“Respekti fillon nga gjuha që përdorim. Është koha që ta tregojmë atë me vepra, jo vetëm me fjalë”, deklaroi Aliu.