75 Mall Live Search
16:42 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / AR

“Faleminderit Zot”, Albina emocionon me fjalët për Valonin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta personale.

Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka dedikuar disa fjalë plot dashuri bashkëshortit të saj, Valonit, me rastin e 3-vjetorit të martesës.

Në foton e publikuar nga Londra, çifti shfaqet të buzëqeshur e të lumtur, ndërsa Albina ka shkruar:

“Tre vite që fluturuan mes dashurisë, rritjes e kujtimeve të bukura. Faleminderit Zot për gjithçka që kemi. Gëzuar përvjetorin e martesës Valon”, ka shkruar artistja, duke shoqëruar postimin me një zemër të bardhë.

Albina mban private lidhjen e saj, por të shpeshta janë dedikimet plot dashuri që ajo i bën partnerit të saj në rrjete sociale, duke treguar kështu anën e saj emocionale.