75 Mall Live Search
17:35 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Gj Sh

Zyrtare: Ish-lojtari i Interit dhe Romës merr drejtimin e Flamurtarit

Skuadra e Flamurtarit të Vlorës është bërë me trajner të ri.

Ihs-futbollisti i njohur italian, i cili veshi fanelën e Interit dhe Romës, Francesco Moriero, ka marr drejtimin e klubit vlonjat, shkruan IndeksOnline.

”Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë.

Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.

Bashkë drejt objektivave të mëdha.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!”, thuhet në njoftimin e Flamurtarit.

Moriero së fundi ka punuar te Laçi. Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar skuadra si: Lecce, Catania, Crotone, etj./IndeksOnline/