Elbert Krasniqi: Gjykata Kushtetuese konfirmon të drejtën tonë!

Deputeti Elbert Krasniqi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e pabazë të Partisë Lista Serbe dhe konfirmoi të drejtën e tyre për votim sipas vullnetit të deputetëve, pra votimin ndarazi jo në pako.
Kësilloj sipas Krasniqit u respektua e drejta e tyre, fryma kushtetuese dhe çdo parim demokratik.
“Kundërshtimi i kësaj të drejte nga Lista Serbe është i ngjashëm me kundërshtimin e tyre në Kushtetuese ndaj përbërjes etnike të Qeverisë Kurti 2. Po ashtu, kundërshtimi që MAPL të udhëhiqet nga një person që nuk është serbë tregon qartë tendencën për të mbajtur pozitë mbizotëruese ndaj komuniteteve të tjera. Por duhet ta kemi parasysh që Lista Serbe nuk janë i gjithë komuniteti serb në vendin tonë. Kjo e drejtë e propozimit nga ana jonë është përgjigja më e mirë ndaj të gjitha akuzave të përnatshme që bëheshin ne studiot televizive”, ka thënë Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Në seancën e 26 gushtit 2025, në emër të Grupit Multietnik, propozova deputeten Emilija Rexhepi për nënkryetare të Kuvendit, përfaqësuese e komuniteteve nga grupi multietnik.
Kërkuam që votimi për znj. Rexhepi të jetë i veçantë dhe i ndarë nga ai për nënkryetarin që zgjidhet nga deputetët e komunitetit serb.
73 deputetë votuan për, 1 kundër dhe 23 abstenuan.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e pabazë të Partisë Lista Serbe dhe konfirmoi të drejtën tonë për votimin sipas vullnetit të deputetëve. Pra votimin ndarazi jo në pako. Kësilloj u respektua e drejta jonë, fryma kushtetuese dhe çdo parim demokratik.
Kundërshtimi i kësaj të drejte nga Lista Serbe është i ngjashëm me kundërshtimin e tyre në Kushtetuese ndaj përbërjes etnike të Qeverisë Kurti 2. Po ashtu, kundërshtimi që MAPL të udhëhiqet nga një person që nuk është serbë tregon qartë tendencën për të mbajtur pozitë mbizotëruese ndaj komuniteteve të tjera. Por duhet ta kemi parasysh që Lista Serbe nuk janë i gjithë komuniteti serb në vendin tonë.
Kjo e drejtë e propozimit nga ana jonë është përgjigja më e mirë ndaj të gjitha akuzave të përnatshme që bëheshin ne studiot televizive.
Të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë janë dhe duhet të mbeten pa dallime etnike. Përndryshe nuk janë më të drejta por kufizime arbitrare.