75 Mall Live Search
07:52 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / MSH

Tragjedi në Qafë Mali: Vetura bie në humnerë, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, ku shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, të cilat kanë konstatuar se shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, raporton euronews.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.