75 Mall Live Search
08:03 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

“Dardanët” sot zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë, kjo është agjenda e përfaqësueses

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në orën 17:00, zhvillohet stërvitja e fundit e “Dardanëve”, shkruan Indeksonline

Nga ora 16:30 Franco Foda mban konferencë për media.

Kurse nga ora 20:00, është paraparë që në “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Sllovenisë të mbajë konferencë për media.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/