75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / MSH

“2 Korriku” mirëpret Lidhjen e Prishtinës

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar dje me pjesëtarët e klubit “2 Korriku”.

Rexhep dhe Shaban Baholli ishin nikoqirë të Lidhjes së Prishtinës, që gjatë kësaj fushate ka bërë prioritet zhvillimin e infrastrukturës sportive, shkruan IndeksOnline.

“Bashkë me Arben Zhjeqin ishte kënaqësi të bisedojmë me Rexhën dhe Shabanin për planet e tyre si edhe shprehëm mirënjohje për punën e madhe që kanë bërë para dhe pas luftës për të mbajtur futbollin kosovar aktiv”, shkroi Kupina.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Në vazhdën e vizitave të klubeve sportive,  dje u mikpritëm nga Rexhep dhe Shaban Baholli në klubin “2 Korriku”. Ky klub njihet për një prej shkollave më të mira të futbollit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Shumë futbollistë që kanë dalë nga ky klub sot mbrojnë ngjyrat e klubeve evropiane.

Bashkë me Arben Zhjeqin ishte kënaqësi të bisedojmë me Rexhën dhe Shabanin për planet e tyre si dhe shprehëm mirënjohje për punën e madhe që kanë bërë para dhe pas luftës për të mbajtur futbollin kosovar aktiv.

U premtuam mbështetje të parezervë nga Lidhja e Prishtinës për klubin “2 Korriku” dhe futbollin e sportin kosovar në përgjithësi.