Dy çanta me mallra të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, ku janë zbuluar dy çanta të mbushura me mallra tekstile të padeklaruara.
Sipas Doganës së Kosovës, vozitësi kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por gjatë kontrollit të detajuar u konstatuan të kundërtat.
“Bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme tregtare, me qëllim të mbrojtjes së tregut dhe interesit të qytetarëve”, thuhet në postimin në Facebook.