75 Mall Live Search
15:24 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / F.R

Tentoi të vidhte në shtëpinë e shëndetit në Zveçan, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Kosovës në Zveqan ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, me datën 09.10.2025 është arrestuar i dyshuari ZH.I., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të ndodhur më 07.10.2025, rreth orës 16:50, në objektin e Shtëpisë së Shëndetit në Zveqan.

Hetimet kanë treguar se personi i dyshuar kishte hyrë në objekt përmes dritares dhe kishte përgatitur disa gjëra për t’i vjedhur, por ishte vërejtur nga një punëtor i institucionit, gjë që e kishte detyruar të largohej në drejtim të panjohur.

Pas një pune hetimore, njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin në shtëpinë e tij. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar kryerjen e veprës dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në arrestimin e të gjithë personave që kryejnë ose tentojnë të kryejnë vepra penale./IndeksOnline/