75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / F.R

Haradinaj mirëpret marrëveshjen Izrael-Hamas: Të bekuar janë paqevënësit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes së fazës së parë në Lindjen e Mesme sipas planit të Presidentit Trump.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se kjo marrëveshje historike, është hapi i parë i normalizimit dhe besimit në një paqe të qëndrueshme dhe afatgjate.

“Mirënjohje përfshirjes aktive të Turqisë dhe shteteve tjera aleate në arritjen e këtij momentumi.

Të bekuar janë paqevënësit”, shkroi Haradinaj.