75 Mall Live Search
08:17 / E Premte, 10 Tetor 2025 / G T

Trajneri i Sllovenisë e sheh si pozitive atmosferën që do krijohet në “Fadil Vokrri”: Kjo është mirë edhe për ne, çdo sportist e do brohoritjen!

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë sonte luajnë ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Sllovenisë, legjenda Matjaz Kek gjatë një interviste për “rtvslo”, flet për ndeshjen kundër Kosovës, për atmosferën në “Fadil Vokrri” dhe për mundësitë e tri pikëve.

Kek thotë se atmosfera që do të krijohet në stadiumin në Prishtinë do të jetë pozitive edhe për lojtarët e tij.

England on X: "📍 Fadil Vokrri Stadium The scene is set in Pristina! The  #ThreeLions will be arriving shortly ahead of our final #EURO2020  qualifier. https://t.co/g0fbWLNO1Z" / X

“Ky duhet të jetë motiv shtesë edhe për ne. Është mirë të luash me një stadium të mbushor plotë, në një atmosferë të nxehtë ku nuk dëgjohen zërat e lojtarëve. Nuk e di se çfarë mund të jetë një motiv shtesë për sportistët sesa brohoritja.

“Kemi edhe disa ushtarë sllovenë atje. Besoj se do të jenë në stadium për të në përkrahur”, u shpreh trajneri i Sllovenisë

Matjaž Kek Foto: www.alesfevzer.com

Sa i përket ndeshjes, Kek thotë se Kosova ka një skuadër të fortë pas ardhjes së trajnerit, Franco Foda.

“Jemi të vetëdijshëm për forcën e Kosovës që kur Franco Foda u bë trajner. Ata kanë një ekip shumë kompakt dhe me individ të shkëlqyer që luajnë në klube të mëdha. Ne kemi përgatitur një plan. Duam të fitojmë ndeshjen”, vazhdoi tutje Matjaz Kek

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet sonte (e premte) nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/