75 Mall Live Search
09:14 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Z S

Babai i Naim Murselit mungon në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt

Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Për këtë seancë, e cila ka filluar nga ora 09:00, ishte paraparë të dëgjohej si dëshmitar Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo, ai nuk është paraqitur në gjykatë.

Sipas trupit gjykues, Shaban Murseli ka njoftuar paraprakisht se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

Në seancë pritet të dëgjohen edhe dëshmitarët Aurel Pajaziti dhe Florian Avdija.