Arrestohet një burrë në Prishtinë, tentoi ta godiste me veturë një polic

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pais që kishte tentuar ta godiste me veturë një zyrtar policor, i cili i kishte dhënë urdhër që të ndalej. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Sulm ndaj personit zyrtar. Prishtinë / 09.10.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte tentuar ta godiste me veturë zyrtarin policor pasi ai i kishte dhënë shenjë-urdhërin që të ndalej. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/