75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 10 Tetor 2025 / P M

Pak orë pasi u vra Liridona Murseli, Granit Plava shkoi në një klub nate!

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, po dëshmon Florian Avdija, dëshmitar i propozuar nga Prokuroria.

Avdija është bashkëfshatar i tre të akuzuarve. Ai ka folur për njohjet me të akuzuarit dhe kontaktet e tyre në kuadër të biznesit të tij familjar.

“Në dëshminë time ju kam treguar për biznesin familjar që kemi dhe që Naimin e kam bashkëfshatar.

Naimin më pak, sepse ka jetuar jashtë. Ndërsa Granitin dhe Kushtrimin po, sepse i kam pasur klientë aty. Edhe jam pyetur a keni parë ndonjë shumë të madhe parash që kanë ardhur në lokal.

Edhe ju kam thënë që jo, s’kam parë ndonjë shumë të madhe, e kam pyetur edhe prindin, ka thënë jo. Jam pyetur a kam parë Granitin natën kritike, kam thënë që e kam parë në një klub. Granitin në orën 12 të natës”.

Ai shtoi se ka dorëzuar një video tek autoritetet, të cilën ia kishte dërguar bashkëshortja e tij, Leonora, natën kur ndodhi vrasja.

“Leonora (bashkëshortja) natën kritike ma ka dërguar një videoincizim që e ka marrë edhe policia. U kon Graniti edhe një çikë tjetër”.

Avdija deklaroi se Naim Murseli kishte qenë disa herë në lokalin e tij, ndërsa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin klientë të rregullt.

“Naim Murseli nja 8-10 herë ka qenë në lokalin tim. Kurse Graniti dhe Kushtrimi kanë qenë klientë të rregullt”.