75 Mall Live Search
09:43 / E Premte, 10 Tetor 2025 / P M

Murseli kërkon të mbrojë veten: Vizitat në lokal ishin edhe për të blerë bukë me fëmijët e mi, jo për takim me të akuzuarit

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, i akuzuari Naim Murseli ka marrë në pyetje dëshmitarin Florian Avdija, të propozuar nga prokuroria në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Murseli ka tentuar të sqaronte arsyet e pranisë së tij në lokalin që menaxhohej nga familja Avdija, duke theksuar se aty përveç kafenesë ka funksionuar edhe një market.

Murseli: Florian, ju më keni takuar disa herë me fëmijët e mi, sepse përveç kafenesë është edhe një market në lokal.

Kjo e shpjegon pse kam shkuar aty për të blerë bukë ose diçka tjetër me fëmijë. A më ke takuar edhe me fëmijët e mi? Avdija: Po, të kam takuar edhe me fëmijë. Murseli: Po me bashkëshorten, a më ke takuar ndonjëherë? Avdija:Nuk po më kujtohet që ju kam takuar ndonjëherë”.