75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Konjufca: Presim që sot të përfundojë votimi për nënkryetarin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se pret që sot të përfundojë votimi për nënkryetarin e kuvendit.

Ai theksoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit nuk përbën shkelje kushtetuese.

“Presim që sot të përfundojë votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë pro për asnjë nga deputetët e Listës Serbe”, deklaroi Konjufca.

Ai shtoi se pritjet janë që nga nesër të nisë të rrjedhë afati për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin si mandatar për kryeministër.