Mbappe për Lamine Yamalin: Lëreni djalin rehat, është vetëm 18-vjeç

Kylian Mbappe ka folur për kundërshtarin e tij, Lamine Yamalin.
Ai mendon se sulmuesi anësor i Barcelonës është një lojtar i shkëlqyer, shkruan Indeksonline
Por, Mbappe mendon se futbollisti 18-vjeç nuk duhet pasur këtë vëmendje të madhe të mediave.
“Njerëzit flasin për jetën e tij personale, mendoj se duhet ta lënë të qetë. Në fuboll ai është një lojtar i shkëlqyer, kurse në jetë ai është një djalosh 18-vjeçar”, u shpreh Mbappe
Kujtojmë se Lamine u rëndit më lartë se Mbappe në ranglistën e “Topit të artë”./Indeksonline/