75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 10 Tetor 2025 / SH

Selim Marevci kandidat i PDK-së për asamblenë komunale në Ferizaj: Zë i transparencës dhe qytetarëve

Një ndër emrat që garojnë për asamblenë komunale është Selim Marevci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin ✔️6.

Marevci është i njohur për qytetarët e Ferizajt si pjesë e qeverisjes së fundit lokale, ku ka shërbyer si zëdhënës i komunës gjatë mandatit të kryetarit Agim Aliu. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe transparencë në komunikim, duke përfaqësuar qytetin me dinjitet.

Me kandidaturën e tij, Marevci synon të sjellë frymë të re dhe energji pozitive, duke u fokusuar në përfshirjen e brezave të rinj dhe garantimin e një vendimmarrjeje më të hapur për qytetarët. Ai thekson se do të jetë një zë i fuqishëm i transparencës dhe i qytetarëve në asamble.

“Ferizaj meriton zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe përfshirje për të gjithë. Me Agim Aliun për kryetar dhe me mbështetjen e qytetarëve, unë do të angazhohem fuqishëm për ta bërë këtë realitet”, ka deklaruar Marevci.