Murati: Në asnjë pikë, Kushtetuesja s’përmend që nënkryetari i jepet Listës Serbe

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, i cili, sipas tij, nuk i jep ndonjë të drejtë ekskluzive Listës Serbe për postin e nënkryetarit.
“Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar që ndarja e deputetëve nga pakoja nuk ishte shkelje kushtetuese. Ka konstatuar që deputeti apo nënkryetari i pestë duhet të vijë nga deputetë që janë përfaqësues të komunitetit jo shumicë serb. Në asnjë pikë, në asnjë paragraf, në asnjë faqe nuk përmend që kjo e drejtë i jepet Listës Serbe. Mund të jetë njëri nga 10 deputetët serbë. Ka konstatuar që edhe mekanizmat debllokues, siç është rasti i tre tentativave për një kandidat, vlejnë edhe për nënkryetarin, si dhe mekanizmi tjetër debllokues ka konstatuar që është në rregull, që është zgjedhje përmes shortit,” ka thënë Murati.