75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Deputetët e Nismës mungojnë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës po vazhdon sot seancën konstituive të legjislaturës së nëntë.

Deputetët e kuvendit janë mbledhur nga ora 10:00 në përpjekje për të zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Në seancën e sotme konstituive janë të pranishëm 106 deputetë, kurse deputetët e Nismës nuk janë parë në sallë.

Në sallë nuk janë parë as deputetët e AAK-së përveç, Lahi Brahimaj dhe Time Kadrijaj.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e kuvendit. Gjykata ka thënë se kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës, më 8 tetor.