75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 10 Tetor 2025 / SH

“Ja pse e votuam Rashiqin”, flet Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka treguar arsyen se pse partia e saj e ka votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të kuvendit.

“Na vjen mirë që sot u bë konstituimi i kuvendit. LDK-ja gjithmonë ka qenë me vullnetin e mirë politik. Nga sot rrjedhin afatet kushtetuese për formimin e qeverisë. E votuam Rashiqin sepse aktgjykimi i Kushtetueses e ka dhënë një interpretim që s’e kishim më parë. Se a do të ketë qeveri, kjo s’varet prej nesh, por varet nga partia e parë. Nëse nuk formohet qeveria, votat tona janë për shpërndarjen e kuvendit”, ka thënë Hykmete Bajrami./Indeksonline/