75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Rashiq pas zgjedhjes nënkryetar: Shpresoj që do të jetë një fillim për formimin e institucioneve të reja

Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryeytar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Rashiq u zgjodh me 71 vota për, 9 kundër dhe  24 abstenime.  Përveç  Vetëvendosjes pro Rashiqit ka votuar  dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.  Ndërkaq  AAK dhe PDK kanë abstenuar.

E pas zgjedhjes nënkryetar Rashiq tha se shpreson që ky do të jetë një fillim për formimin e institucioneve.

“Jam falenerues ndaj të gjithë atyre që votuan. Shpresoj që ky do të jetë fillim për  formimin e institucioneve  të reja të cilat po na nevojiten sa më shpejtë“, tha Rashiq./Indeksonline/